E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorët e huaj: Gjyqësori, jo nën presione politike

Rrëzimi pa asnjë arsye i Vangjel Kostës për Gjykatën Kushtetuese, ishte një ndërhyrje për kontrollin e gjyqësorit nga politika u shprehën ambasadorët e partnerëve tanë kryesorë, Uidhers dhe Bosh, dy ish presidentët Meidani dhe Moisiu, dhe disa prej presonaliteteve të sistemit të drejtësisë.

"Vota parlamentare duhet të merret mbi kriteret e kandidatëve që përcaktohen në Kushtetutë. Jo sic po ndodh në fakt, që politika gjykon mbi argumente politike", tha ish presidenti Alfred Moisiu. "Të garantohet forcimi dhe sigurimi i pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe jo komandimi politik i saj nëpërmjet votës parlametare", u shpreh ish presidenti Rexhep Meidani.

Vendimi i Parlamentit ishte politik dhe jo transparent tha Uidhers. "Jemi të gjithë të shqetësuarpër vendimin e Parlamentit, për një kandidat të kualifikuar si Vangjel Kosta. Se si u morr ky vendim ishte e cuditshme. U duk se u përdorën kriteret e draftit të lustracionit i cili u rrëzua më parë nga Gjykata Kushtetuese dhe nga Komisioni i Venecias. Kjo nuk është transparencë", u shpreh ai.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së, Robert Bosh i kërkoi Kuvendit të miratojë tre propozimet e pritshme të presidentit për Gjykatën e Lartë. "Tani kemi tre kandidatë për gjykatën e Lartë, duket se ata i plotësojnë kriteret objektive. Parlamentit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se ti miratojë ato", tha Bosh.

Edhe ish kreu i Gjykates së Lartë fajësoi politikën për problemet në gjyqësor. Zanafilla e këtyre problemeve tha ai janë ndryshimet kushtetuese të 21 prillit të 2008. "Një impakt të madh negativ për këtë situatë që është krijuar. Përmendimin tim është kur u bë ai votimi i shpejtë për të ndryshuar Kushtetutën dhe u veprua tamam si një ndërtesë që i hiqen një pjesë e themeleve të saj dhe që rrezikohet të shembet gjithë ndërtesa", tha Thimio Kondi, ish kreu i Gjykatës së Lartë.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›