Topalli: Heqja e vizave, sukses i merituar
Një sukses të merituar e ka quajtur kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, propozimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave. Gjatë një prononcimi nga universitetin UFO, Topalli shprehu keqardhjen dhe për mungesën e opozitës në miratimin e bazës ligjore që i hapi rrugë këtij procesi.
"Ligjet themelore të cilët e kanë bërë që dje të jepej ai vendim, ka qenë ligji antimafia, ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, ka qenë ligji dhe moratoriumi i skafeve. Të gjitha këto garanci të cilët bënë të mundur që dje të merrnim lajmin e madh. Unë shpreh keqardhjen që kolegë të tjerë nuk kanë bashkëpunuar për të qenë dhe ata pjestarë të këtij kontributi për këta të rinj e të reja, dhe për të gjithë shqiptarët", deklaroi Jozefina Topalli. Ajo u shpreh gjithashtu optimiste se shumë shpejt shqiptarët do lëvizin përfundimisht të lirë.
Elona Gjylmi < I mëparshmi