E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorët e rinj, në seancë dëgjimore

Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme zhvilloi dje një seancë dëgjimore me 3 nga 4 kandidatët për ambasador. Në mbledhjen e komisionit kanë marrë pjesë vetëm deputetët e mazhorancës, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk e kanë bërë diçka të tillë. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se kandidatët janë prezantuar zyrtarisht në Komisionin e Jashtëm dhe kanë bërë të ditur vlerësimet e tyre për diplomacinë shqiptare dhe konkretisht për shtetet që do të përfaqësojnë. Emrat që kanë marrë firmën nga ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, janë Sokol Gjoka, i cili është caktuar për në Rusi; Fatos Kërçiku në Republikën e Indisë; Nuri Domi në Siri dhe Gazmend Barbullushi në Mbretërinë e Holandës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›