Berisha, aleatëve: Më sillni listat brenda muajit mars
Partia Demokratike kërkon nga aleatët e djathtë propozimet për kandidaturat e tyre në zgjedhjet e 28 qershorit. Burime brenda koalicionit të mazhorancës kanë treguar për "Shqip" skenarin që e djathta do të ndjekë për hartimin e listave të deputetëve. Republikanët do të jenë të parët që do t‘i paraqesin Kryeministrit Berisha listën me kandidatët e vet. Burime brenda koalicionit qeveritar bëjnë me dije se kreu i mazhorancës, Berisha, u ka kërkuar aleatëve të sjellin në fillim propozimet e tyre dhe më pas skenari të përvijohet me zhvillimin e negociatave. Duket qartë që partia që ka mazhorancën në vend kërkon të testojë terrenin lidhur me kërkesat e aleatëve për të pasur më pas një fluks negociatash, të cilat priten të fillojnë intensivisht në muajin mars, në mënyrë individuale me cilëndo parti. Në zgjedhjet e 28 qershorit, pritet që forcat e djathta të kenë një formulë të cilën Kodi Zgjedhor e lejon. Ndryshimet e 23 prillit të vitit të kaluar, të bëra në Kodin Elektoral sollën krijimin e një sistemi proporcional rajonal. Zgjedhësit do të votojnë për siglën politike dhe kandidatët do të zgjidhen në bazë të renditjes së listës për deputetë. Megjithëse është ende e paqartë mënyra e bashkëpunimit të Partisë Demokratike, Partisë Republikane, asaj agrare dhe partive të tjera me njëra-tjetrën. Modalitetet e para të bashkëpunimit mes partive të djathta kanë filluar të dalin në dritë. PD-ja do të testojë terrenin dhe preferencat e aleatëve për të bërë më pas zgjedhjen e saj përfundimtare me listën finale, me të cilën do t‘i paraqitet elektoratit vetëm një muaj përpara zgjedhjeve. Asambleja e Partisë Republikane ka përcaktuar tashmë shumicën e emrave që do të jenë në listat për pretendentët e ardhshëm, me të cilët pret të përfaqësohet në Kuvend. Burime pranë strukturave drejtuese të PR-së sqarojnë se kanë ngelur vetëm pak qarqe në mjegull për të zgjedhur edhe emrat e fundit, duke përmbyllur procesin në tërësi. Republikanët brenda muajit mars do të dorëzojnë në tryezën e shefit të mazhorancës propozimet për deputetët e ardhshëm. Zgjedhjet parlamentare janë më pak se katër muaj larg dhe PD-ja pritet të provojë edhe shansin e fundit për nisjen e një beteje të ashpër politike në kërkim të mandatit të dytë. Megjithëse demokratët janë ende duke u përpëlitur mes deklaratave politike dhe paqartësisë për të ardhmen e tyre si deputetë, aleatët duken më të qetë, duke qenë në fund të formatimit të listës së tyre për përfaqësuesit e katër viteve të ardhshme brenda dyerve të Parlamentit. E djathta është përfshirë tashmë nga ethet e përcaktimit të kandidaturave. Ndonëse pritet që PS-ja të ketë shumë emra të rinj, PD-ja duket se nuk ka vendosur të devijojë shumë emra nga paneli i ‘tradicionalëve‘ brenda selisë blu. Megjithatë vlen të theksohet se në përballjen zgjedhore të PD-së me elektoratin nuk do të mungojnë edhe surprizat. 30% gra në listat e deputetëve pritet të kthehet në një premtim të mbajtur nga selia blu. Përpara se gara të ashpërsohet në kampet rivale, duket se PD-ja do të përballet me kacafytjet zgjedhore brenda mazhorancës pikësëpari, por beteja e vërtetë do të jetë brenda grupit parlamentar demokrat, ku pakënaqësitë priten të mos jenë të pakta.
Nënkryetari i PD: Kodi i ri Zgjedhor do të na sjellë një Parlament më cilësor
Patozi: Lista zyrtare e
kandidatëve, ende herët
Ndërsa aleatët e djathtë janë duke përfunduar listat për deputetë, Partia Demokratike kërkon të përfitojë kohë për hartimin e të përzgjedhurve të saj, që do ta përfaqësojnë kampin blu në Kuvendin e ardhshëm. Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, është shprehur në emisionin "Wake Up" në "Top Channel", se është ende herët për listën e kandidatëve të PD-së. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së e sheh me optimizëm rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, por thekson se diferencën në zgjedhjet e ardhshme nuk do ta bëjnë imazhet, apo taktikat me të cilat do të prezantohen liderët e partive, por kontrasti që ekziston mes dy forcave politike. I pyetur për kandidatët e PD-së për deputetë në Parlamentin e ardhshëm, Patozi u shpreh se është shumë herët për të publikuar listën dhe se emrat e përfolur deri tani në shtyp janë spekulime. Sipas tij, "për shkak të Kodit të ri Zgjedhor, do të kemi një Parlament më cilësor".