E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadoret ne Presidence Topi KQZ mban pergjegjesi ligjore

Ambasadori amerikan Arvizu ai i BE-se Etore Sekui dhe ambasadori i OSBE-se Eugen Volfart zhvilluan mengjesin e sotem nje takim me Presidentin e Republikes Bamir Topin.
Ne perfundim te ketij takimi me dyer te mbyllura Topi falenderoi trojken e ambasadoreve qe sipas tij kane ndihmuar ne te gjitha situatat e veshtira me karakter politik qe ka kaluar dhe po kalon Shqiperia.


Gjithashtu Topi u ndal edhe ne krizen qe ka prodhuar KQZ-ja duke i kujtuar kesaj te fundit se ka detyrime para ligjit dhe jo partive politike.


Administrimi i procesit zgjedhor eshte nje pergjegjesi e partive politike dhe KQZ u ndertua ne menyre bipartizane. Por detyrimi per perfundimin me sukses te procesit zgjedhor nuk eshte partiak por konstitucional ligjor dhe moral para te gjithe qytetareve te cilet e kane shprehur mendimin e tyre ne forme korrekte nepermjet votes. tha Topi.


Ne fjalen e tij Topi shprehu shqetesimin e tij per anulimin e vizites se Emanuel Barrosos ne Shqiperi. Sipas Topit vizita e Barrosos ne Prishtine dhe Beograd dhe shmangia e Tiranes eshte nje shenje e keqe.


Ne Europe ne nuk shkojme per disa politikane por per te gjithe popullin shqiptar. u shpreh Topi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›