E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat e opozites ne rrethe arrestime dhe tension

VLOR
Policia Procedim penal per kryebashkiakun Gjika
Dita e dyte e protestes ne mbrojtje te votes eshte mbyllur me njoftimin e policise se Vlores se ka nisur procedimin penal kunder kryetarit te Bashkise se Vlores Shpetim Gjika. Vec tij ne ndjekje penale nga kjo polici jane deklaruar edhe shtate persona te tjere. Sipas bluve ata akuzohen per veprat penale te pengimit te qarkullimit te mjeteve te transportit organizimi dhe pjesemarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme prishja e qetesise publike si dhe ndotje e ajrit te kryera ne kushtet e bashkepunimit.
Dyte e protestes se socialisteve te Vlores nisi rreth ores 1600 per te perfunduar rreth ores 1800. Per me se dy ore simpatizante te Partise Socialiste te Vlores protestuan kunder qeverise Berisha se po grabit votat e Tiranes. Te gjithe protestuesit nen drejtimin e deputeteve te Vlores marshuan pergjate rruges nacionale Novosele - Ura e Mifolit ku ne dalje te saj qendruan per rreth 1 ore. Nderkohe deputeti Eltar Deda dhe kreu i Bashkise se Vlores i kerkuan kreut te policise se Vlores qe te largonte nga turma policet civile ne menyre qe te shmangeshin incidentet. Debati zgjati per disa minuta ndersa vetem me pas shefi i komisariatit urdheroi vartesit e tij qe te largoheshin nga radhet e protestueve dhe qendruan rreth 500 metra larg. Kryebashkiaku Shpetim Gjika u shpreh se protesta eshte kunder regjimit kriminal te nje pushteti te korruptuar qe po vjedh votat ne sy te qytetareve mediave e nderkombetare. A.Peci


POGRADEC
Proteste paqesore qindra mjete ne pritje
Mbeshtetes te PS-se bllokuan pasditen e se premtes aksin nacional Pogradec-Tirane. Bllokimi i rruges u be ne oren 1630 me gure dhe goma automjetesh te cilave iu vu zjarri duke paralizuar totalisht qarkullimin per gati 2 ore. Radhet qene kilometrike ne hyrje dhe ne dalje te Pogradecit ndersa policia mori masa per bllokimin e automjeteve ne nje distance te larget nga turma protestuese per shmangien e ndonje incidenti te mundshem. Qindra mjete u detyruan te devijojne rrugen per te mberritur ne destinacionin perkates. Ne krye te protestes qene deputetet e qarkut te Korces Mimi Kodheli Olta Xhacka dhe Pandeli Majko ndersa te pranishem ishin dhe drejtues vendore. Protestuesit leshuan thirrje kunder qeverise Berisha ndersa bene thirrje per drejtesi. Protesta vijoi e qete dhe u mbikeqyr nga dhjetera forca policie qe qendruan ne distance. Protuestuesit u shperndane paqesisht ne oren 1800. L.Molla


ELBASAN
Bllokohet rruga nacionale per 2 ore
Partia Socialiste e Elbasanit organoi nje proteste ne mbeshtetje te qendres para KQZ-se duke nisur nje marshim ne kembe nga varrezat e deshmoreve deri ne dalje te qytetit ne rrugen nacionale Elbasan-Librazhd. Deputetet Valentina Leskaj Ilir Bejtja Shega Ligori Agim Leka Skender Hasa kryetari i rizgjedhur i bashkise se Elbasanit Qazim Sejdini si dhe drejtues te PS-se ne Elbasan shoqeruan grupin e protestuesve qe me pankarta e thirrje protestuan kunder veprimtarise se KQZ-se dhe kunder kryeministrit Berisha. Nder thirrjet ishin Ristani hajdut i votes se lire Ristanja-Berisha martesa e radhes Ristani vegla e Berishes per te vjedhur voten Poshte pushteti i hajduteve Berisha bllokqen. Fjalen ne proteste e mbajti deputeti Ilir Bejtja. Ai theksoi se Berisha duhet te mesoje se tavolina nuk eshte vendi ku fitohet vota. Ne jemi ketu per te ndaluar levizjen ne te gjithe Shqiperine me shume mbeshtetes te PS-se e te tjere. Vota e cdo tiranasi eshte si vota jone ketu ne Elbasan. Nje hajdut si Arben Ristani nuk mund te tallet me votat tona tha Bejtja. Protesta zgjati rreth dy ore duke krijuar probleme ne qarkullim. Nderkohe policia rrugore kishte marre masa duke bllokuar qarkullimin larg vendit ku zhvillohej protesta. Kjo pengoi acarimin e situates mes protestuesve dhe mjeteve qe prisnin ne varg per te vijuar qarkullimin. Sipas deputetes Valentina Leskaj protestat ne Elbasan do te vazhdojne duke mbeshtetur keshtu protestat ne te gjithe Shqiperine. B.Nergjoni


FIER
Bllokohet per dy ore Ura e Mbrostarit
Simpatizante anetare dashamires te Partise Socialiste si dhe dhjetera qytetare te Fierit moren pjese ne diten e dyte te revoltes e cila pati te njejtin skenar si nje dite me pare. Ne oren 1600 te pasdites pasi u mblodhen ne qender te qytetit te Fierit ne sheshin Fitorja protestuesit ne kembe pershkuan nje gjatesi prej 3 km rruge. Ata shkuan tek ura e Vijes se ngjales dhe e bllokuan qarkullimin ne te dy drejtimet duke vendosur gure inerte dhe goma te cilave u vune zjarrin ne Uren e Mbrostarit qe lidh Lushnjen me Fierin. Ne krye te protestes qene deputetet e qarkut Gramoz Ruci Albert Caci Ermelinda Meksi Ervin Koci Arben uko Bashkim Fino Armando Subashi etj. Gjithashtu drejtuesit vendore kryesuam grupin e madhe te tubuesve hodhi parulla kunder qeverise KQZ-se dhe Ristanit. Forca te shumta policore e ndoqen kete tubim ne pak metra distance. Tubimi perfundoi ne oren 1830. Nderkohe qe mesohet nga organizatoret se e shtuna tubuesit e Fierit do ti gjeje ne Tirane ne nje proteste prane KQZ-se.


BERAT
Vijon protesta e socialisteve bllokohet ura
Protesta e socialisteve ne Berat vijoi mesditen e djeshme me bllokimin e ures ne hyrje te bashkise se Ures Vajgurore ku dhjetera mjete nuk jane lejuar te futen ne qytet per me teper se 50 minuta. E nisur diten e enjte me bllokimin e dy akseve rrugore atij Berat-Fier dhe Berat-Lushnje protesta e socialisteve te Beratit ka vijuar mesditen e se premtes duke u vendosur ne Bashkine e Ures Vajgurore. Dhjetera simpatizante nga Berati dhe Kucova mberriten rreth ores 1600 ne hyrje te bashkise se Ures Vajgurore ku bllokuan per me teper se 50 minuta mjetet ne hyrje te kesaj bashkie. Ndonese ishte njoftuar zhvillimi i kesaj proteste drejtuesit e deges nuk bene te ditur vendin e zhvillimit te saj cfare shkaktoi nje konfuzion mes uniformave blu. Policia e Beratit kishte mare te gjitha masat duke derguar ne hyrje te fshatit Poshnje dhjetera uniforma pasi mendohej qe protesta do te zhvillohej ne kryqezimin e Poshnjes. Por simpatizantet mberriten ne hyrje te bashkise se Ures Vajgurore ku dhe bllokuan rrugen. Ne krye te protestuesve kane qene drejtuesit vendore te deges se PS-se dhe bashkise se Beratit si dhe dy deputetet e PS-se se ketij qarku Ermonela Felaj dhe Marko Bello. E.Azizolli

Persona te proceduar ne rrethe

Vlore
Shpetim Gjika
Krenar Musta
Ardi Veliu
Dallandyshe Ganaj
Reshat Mika
Jetmir Sala
Xhevdet Suli
Shuaip Roshi

Fier
Marjus Kita 23 vjec
Andrea Kita 25 vjec
Nelsid Ballanxhi 24 vjec
Hasan Hasanaj 54 vjec


Tepelena
Arben Kacorri 39 vjec
Gafurr Qendraj 43 vjec
Asqeri Mucoima 53 vjec
Ismail Ruci 39 vjec
Drini Hasbiraj 23 vjec
Qendrim una 39 vjec

Gjirokaster
Hamza Kuka 47 vjec
Misto Kane 30 vjec
Feim Miha 31 vjec
Robert Shane 47 vjec
Pasho Tuka 45 vjec
Luli Seferi 43 vjec
Roland Skendo 54 vjec

Delvine
Sotir Davella kreu PS
Emiljano Ruci
Bedar Ruci
Artur Shino
Oltion Myftari

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›