E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: Pajtohuni me Mediun për Gërdecin

Gjykata e Lartë ka kërkuar një pajtim mes ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut dhe familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Kështu pas padisë së familjarëve në organin supreme ku i kanë kërkuar gjykatës hetimin e Mediut për tragjedinë e Gërdecit kjo e fundit sipas procedurave ka kërkuar në fillim një seancë pajtimi. Kështu sipas Nenit 338 të kodit të procedurës penale gjykata në rastin e veprave që ndiqen me kërkesën e të dëmtuarit akuzues gjykata thërret të dëmtuarin dhe atë kundër të cilit është bërë kërkesa për gjykim dhe u propozon zgjidhjen me pajtim. Në qoftë se i dëmtuari tërheq kërkesën dhe ai që akuzohet pranon tërheqjen gjykata vendos pushimin e çështjes në të kundërtën ajo cakton datën dhe u bën të njohur atyre se nuk mund të ndihmohen nga mbrojtësi. Kështu në seancën e datës 25 i pranishëm për këtë pajtim do të duhet të jetë edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Nëse kjo çështje do të vazhdojë apo do të pushohet këtë do e vendos vetëm seanca e datës 25 janar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›