E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali fundoset barka e emigranteve. Shmanget tragjedia

Rojet bregdetare italiane u shpëtojnë jetën rreth 50  emigrantëve të paligjshëm që përfunduan në ujrat ndërmjet Tunizisë dhe Lampeduzës ndërsa tentonin në mënyrë të dëshpëruar të mbërrinin në Itali. Barka me të cilën udhëtonin u fundos rreth 55 milje detare larg Lampeduzës.

Një pjesë e mirë e tyre u shtruan në spital me hipotermi pasi u shpëtuan rreth orës tre të mëngjesit të sotëm. Në Lampeduza kanë mbërritur të paktën 2 mijë emigrantë nga Tunizia në tre ditët e fundit. Përballimi i një fluksi të tillë sipas autoriteteve italiane është i pamundur. Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 09 mars 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›