E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorët sigurojnë Berishën: Do mbështesim qeverinë për anëtarësimin në BE

Tiranë, 15 janar NOA Kryeministri, Sali
Berisha priti sot ne një takim Ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Emanuel
Montobio dhe Kryetarin e Misionit të BE-së në Tiranë, Ambasadorin Lohan të
cilët e informuan Kryeministrin për prioritetet e Presidencës spanjolle të
BE-së për gjashtë muajt në vijim.

Ambasadorët Montobio e Lohan i shprehën Berishës
angazhimin dhe vendosmërinë e plotë të BE-së dhe presidencës spanjolle për të
mbështetur plotësisht përpjekjet e qeverisë shqiptare për ecjen përpara në
procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe proceset e tjera të lidhur me të
si ai i heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë.

Bashkimi Evropian dhe presidenca spanjolle e
radhës mbështesin plotësisht perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe do të
vazhdojnë  të përkrahin atë dhe qeverinë shqiptare në të gjitha përpjekjet
për të ecur përpara me hapat e mëtejshëm në këtë drejtim duke vazhduar
bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë shqiptare edhe në këtë fazë të përgatitjes
së përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Europian, si edhe në projektin
tjetër për liberalizimin e vizave.

Kryeministri Berisha i falënderoi të dy
ambasadorët për ekspozenë dhe shprehu mirënjohjen e tij dhe të qeverisë
shqiptare për përcaktimin nga ana e presidencës spanjolle të zgjerimit të BE-së
si një ndër prioritetet kryesore të punëve të saj.

Kryeministri Berisha u shprehu ambasadorëve
vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të përgatitur dhe për ti  dorëzuar
Komisionit Evropian dokumentin më cilësor me përgjigjet për pyetësorin dhe për
të marrë çdo masë e për të realizuar çdo reformë në fushat prioritare, me qëllim
që Shqipëria të ecë me hapa të shpejtë përpara, si në ecjen e mëtejshme të
procesit të anëtarësimit në BE, ashtu edhe për liberalizimin sa më shpejtë të
vizave për qytetarët shqiptarë.

Kryeministri Beriha ftoi vendet e BE-së të
marrin në konsideratë pjesëmarrjen dhe kontributin në këtë konferencë, pasi
thellimi i lumit të Bunes si dhe masat e tjera mbrojtëse infrastrukturore, janë
projekte të një rëndësie të jashtëzakonshme, por edhe shume te kushtueshme,
ndaj çdo kontribut i BE dhe vendeve të tij është shume i mirëpritur dhe i
vlerësuar.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›