E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Letra e Topallit, kërcënim antikushtetues, ska kthim në Kuvend pa u hapur kutitë

Tiranë, 15 janar NOA Update Jozefina Topallit ti
vijë turp që përdor postin për të bërë diversion duke vazhduar gjahun e Sali
Berishës për të joshur apo për të bërë presion mbi deputetët socialistë, përmes
kësaj letre që nuk është asgjë tjetër veçse një kërcënim antikushtetues.

Kështu e ka nisur deklaratën deputeti socialist Saimir Tahiri sonte, pasi në emër të opozitës kërkoi nga Sali
Berisha ta harrojë se Partia Socialiste kthehet nga vendimi i saj mbi
marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin.

Sali Berisha ta harrojë se PS do pushojë së
kërkuari deri në fund, hapjen e kutive dhe zbardhjen e të vërtetës së 28
qershorit.

Beteja e Partisë Socialiste është beteja e
shqiptarëve për të shpëtuar nga pushteti i Sali Berishës, Jozefina Topallit dhe
të gjithë atyre që çalojnë mendërisht kur flasin për Partinë Socialiste dhe
mandatet e deputetëve të saj.

Nuk janë mandatet e deputetëve që rrezikojnë
të digjen, por është mandati i qeverisë së Sali Berishës që do digjet si një
mandat që ushtrohet në mënyrë ilegjitime thuhej në deklaratën e PS-së.

Fatkeqësinë që i shkaktuan banorëve të Veriut
me babëzinë e tyre, nuk mund ta përdorin për të cenuar qoftë edhe një fije
moralin dhe fuqinë e përpjekjes sonë të shpallur, për të rikthyer demokracinë
në këtë vend, duke kërkuar transparencën dhe hetimin e plotë të zgjedhjeve,
deri në fund dhe me çdo sakrificë.

Spekulimi me fatkeqësinë që u shkaktoi
njerëzve të shkretë në veri për të bërë diversion ndaj opozitës, është ana
tjetër e kësaj medaljeje të shëmtuar që i shtohet medaljeve për korrupsion,
paaftësi klientelizëm, nepotizëm, dështim e plot të tjera që i qëndrojnë të
varura në qafë Sali Berishës, Jozefina Topallit e maxhorancës së kthyer në çetë
përfundoi Imeraj.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›