E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon ambasadorin e KE-së, Lohan dhe atë spanjoll

Tiranë, 15 janar NOA Kryetari i Partisë Socialiste,
Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e KE-së, Helmut Lohan dhe
ambasadorin e Spanjës, vendi që mban presidencën e radhës së BE.

Pas takimit, kreu i opozitës Rama nuk pranoi të
jepte asnjë deklaratë për mediat ndërsa ndryshe nga ai, ambasadori spanjoll Montobio
tha se Komisioni Evropian ka bërë të ditur prej kohësh vendimin e tij për
bojkotin e opozitës duke deklaruar se dialogu duhet të vendoset mes palëve dhe
të bëhet në institucione.

Ndërkohë që deputetja e PS-së Arta Dade dha një
deklaratë të shkurtër ë lidhje me veprimi e Kryetares së Kuvendit Jozefina
Topalli e cila u ka dërguar nga një letër të gjithë deputetëve të opozitës.

Në reagimin e saj Dade tha se Topalli duhet të
bëjë detyrën e saj si spikere e Kuvendit dhe të mos mbajë marrëdhënie
individuale por institucionale me deputetët.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›