E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ përshëndet vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Mal i Zi

Tiranë, 15 Janar NOA - Ministria e Punëve të
Jashtme tha sot se përshëndet nënshkrimin e aktit të vendosjes së marrëdhënieve
diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe e konsideron atë si
një hap të rëndësishëm, dhe një  mesazh shumë të qartë për paqen,
stabilitetin dhe progresin në rajonin tonë.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson gjithashtu, se
një hap i tillë do ti kontribuojë besimit më të mirë reciprok dhe do të
nxisë respektin e ndërsjellë midis këtyre dy vendeve fqinje, në interes të të
mirës së përbashkët, forcimit të stabilitetit rajonal, dhe në realizimin e
shpejtë të qëllimeve të përbashkëta evropiane e euroatlantike.

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se është e
bindur se vendosja e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me
vendet e rajonit është dëshmi e përparimit të saj në ndërtimin e shoqërisë
demokratike dhe të shtetit ligjor, si dhe shprehje e mentalitetit të ri të
rajonit tonë, i orientuar drejt së ardhmes së përbashkët euroatlantike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›