E Diel, 1 Nëntor 2026

KE Jo dy rezultate te ndryshme per Tiranen

Komisioni Europian ka reaguar per procesin qe po zhvillohet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve duke theksuar se nuk mund te kete dy rezultate per kryetarin e Bashkise se Tiranes. Deklarata eshte bere nga zedhenesja e Komisionerit per Zgjerimin Natasha Batler e cila theksoi se institucioni i administrimit te zgjedhjeve duhet te luaje rolin ne respekt te plote te kuadrit ligjor transparences ne pavaresi totale nga presionet politike dhe se nuk mund te kete dy rezultate per zgjedhjet e 8 majit ne Tirane. Ajo beri te ditur se Komisioni Europian komisioneri Shtefan Fyle dhe Presidenti Barozo po vezhgojne nga shume afer situaten aktuale qe prej zhvillimit te zgjedhjeve. Ne vecanti zyrtarja e KE-se kujtoi se ne 12 kriteret kyce qe u percaktuan ne Opinionin e vitit te kaluar per Shqiperine kriteri kyc i zbatimit te te gjitha masave te te gjitha standardeve europiane dhe nderkombetare te procesit zgjedhor eshte nje pune qe duhet te behet nga vete Shqiperia.

Pra sipas zedheneses se Fyle ne kete kuader ne menyre qe standardet europiane te permbushen eshte kyce qe Komisioni Qendror Zgjedhor te luaje rolin e tij duke garantuar respektimin e kuadrit ligjor dhe ne vecanti transparencen e procesit. Me tej zyrtarja europiane theksoi se roli i KQZ-se ne vecanti eshte qe te kthehet ne rolin kyc qe eshte ai i institucionit te pavarur ne kete proces dhe ka nje rol kyc per te luajtur prandaj po e vezhgojne nga shume afer. shte e rendesishme qe ky proces te zhvillohet absolutisht i lire nga nderhyrjet politike. Ne te gjithe kemi kthyer nje sy tashme drejt transparences se procesit. Ju e dini se nuk mund te kete dy rezultate te ndryshme per keto zgjedhje prandaj rezultati duhet te publikohet pa asnje vonese dhe te gjithe hapat duhen ndermarre ne respektim te plote te rregullave dhe procedurave. Ne po e ndjekim kete zhvillim nga shume afer tashme dhe po e vezhgojme ate dite pas dite apo me sakte ore pas ore - deklaroi dje Natasha Butler.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›