Rinumerimi GNK Jo ndryshimi te rregullave te lojes pas gares
Zgjedhjet e dyta te kontestuara shqiptare brenda vetem 3 vjeteve rrezikojne ta cojne vendin drejt gremines shkruan Sabine Freizer ne faqen zyrtare te Grupit Nderkombetar te Krizave. Sipas kesaj analize ndryshimi i rregullave te lojes nga ana e KQZ eshte nje veprim qe mund ta coje vendin ne kaos. Grupi i Krizave rekomandon bashkesine nderkombetare te luaje nje rol me aktiv dhe me te qarte e komenton si nje shans te humbur anulimin e vizites ne Tirane nga ana e Barosos dhe e ve gishtin drejt fajtorit sipas saj te kesaj krize KQZ-se...
Gati dy jave pas zgjedhjeve lokale rezultatet paraprake ende nuk jane shpallur. Kjo eshte koha kur nderkombetaret duhet te koordinojne veprimet e tyre qe te bejne presion tek palet qe tu permbahen kornizes ligjore ne vend. Partia Socialiste duhet menjehere te apeloje vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve KQZ per te ndryshuar procedurat e numerimit ne mekanizmin me te larte te pershtatshem ligjor qe eshte Kolegji Zgjedhor. Kjo e fundit duhet te vendose per kete ceshtje mbi bazen e praktikes aktuale. Te gjitha palet duhet te jene te permbajtura ne menyre qe konflikti te shmanget e nevojitet ne menyre urgjente qartesi per sigurimin e mbarevajtjes se zgjedhjeve te ardhshme.
The Economist nuk e ekzagjeron kur shkruan se sot Shqiperia qendron ne prag te kthimit te dhunes . Nje gare e ngushte per kryetar bashkie ne Tirane nje mjedis shume i polarizuar qe kontribuoi ne vrasjen e kater personave ne janar dhe ndasite qe vihen re ne mes te forcave te sigurise ben qe gjakderdhja te jete nje mundesi me vete nese procedurat ligjore nuk respektohen plotesisht. Shqiperia ka nje histori te zgjedhjeve te diskutueshme bojkote parlamentare dhe dhune politike.
Rezultatet jozyrtare paraprake te votimit te Tiranes i dhane kreut te Partise Socialiste PS Edi Rama nje avantazh prej vetem dhjete vota ndaj rivalit te tij ish-ministrit te Brendshem Lulzim Basha nga pothuajse nje cerek milioni votuesish. Ne nje fare menyre askush nuk mund te thote se ka fituar garen per kryetar bashkie nga te gjitha pikepamjet praktike kjo gare ishte nje barazim. Shqiperise megjithate i duhet te shpalle njerin prej kandidateve si fitues te ketyre zgjedhjeve duke zbatuar me perpikeri te gjitha rregullat e lojes. Por nese keto rregulla loje te paravendosura do te ndryshonin tani dhe nese ndiqet nje taktike e re e numerimit pa marre parasysh se sa e drejte mund te tingelloje ajo do te rrezikoje zhytjen e Shqiperise ne kaos.
Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ - i dominuar nga Partia Demokratike PD e cila eshte pjese e koalicionit te Bashes - vendosi te ndryshoje proceduren e numerimit me 18 maj Rama dhe mbeshtetesit e tij socialiste filluan protestat. Perleshje te vogla kane ndodhur ne mes te deputeteve te PS dhe policise ne hyrje te KQZ-se menjehere sapo kjo e fundit mori vendimin per te ndryshuar menyren e numerimit. Dy deputete te PS jane tani nen hetim per nxitje dhune. Me shume trazira pati me 19 maj.
Deri ne ate pike zgjedhjet e 8 majit mund ti konsideroje pergjithesisht te qeta edhe pse procesi i numerimit ishte tejet i ngadalte. Por vonesa u komplikua me shume kur KQZ-ja nuk publikoi rezultatet paraprake per garen e Tiranes.
OSBE-ja BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara dhe ambasadat europiane ne Tirane i bene thirrje KQZ-se qe te kompletonte tabelen e rezultateve paraprake te Tiranes dhe ti shpallte ato sa me pare me 17 maj. Ata gjithashtu vune ne dukje se apelimi dhe pretendimet e procedurave duhet te respektohen plotesisht ndersa dy partite kryesore Socialiste dhe ajo Demokratike duhet te ushtrojne vetepermbajtje. Catherine Ashton dhe zyrtare te larte te BE-se bene deklarata te ngjashme me 18 maj. Ashton gjithashtu shtoi Te gjithe lideret politike te mbajne nje pergjegjesi te vecante ne menyre qe te mos vene jetet e qytetareve ne rrezik. Grupi i Krizave i mbeshtet plotesisht keto keshilla.
Por ne vend ti vinte veshin ketyre thirrjeve KQZ-ja - me nje votim 4-3 votim qe ne vetvete eshte kunder kodit zgjedhor - vendosi me 18 maj per te numeruar fletet parregullta nga disa zona zgjedhore te Tiranes. Kjo jo vetem e ka vonuar edhe me tej procesin por potencialisht - disa thone se ka vertet gjasa - kjo mund te ndryshoje rezultatin. Disa zgjedhes nuk kishin mundur te hidhnin fletet e tyre te votimit ne kutite e sakta ne disa raste edhe per shkak te ngaterrimit te ngjyrave. Statusi i ketyre votave eshte edhe burimi i konfliktit aktual.
Kodi Zgjedhor nuk e percakton ne menyre te qarte se cfare duhet te ndodhe me keto flete votimi. Por ne zgjedhjet lokale te 2007 dhe 2009 ato u konsideruan te pavlefshme. Eksperte te shumte e kishin keshilluar me force KQZ-ne qe te sqaronte statusin e ketyre votave perpara dites se zgjedhjeve por ata nuk arriten ta bejne kete.
Gjate sesioneve te trajnimit komisionereve u eshte thene ti konsiderojne ato te pavlefshme dhe keshtu vepruan ata.
PS-ja ka thene se do te perdore te gjitha kanalet e disponueshme ligjore per te kundershtuar vendimin e KQZ - per numerimin e fleteve te votimit te kontestuara ose te pavlefshme dhe paralelisht me kete ka bere thirrje per protesta masive. Ajo nuk e ka apeluar ende vendimin e KQZ-se por duhet ta beje kete menjehere pasi ka vetem pese dite per ta bere kete apelim ne Kolegjin Zgjedhor pas vendimit te 18 majit te KQZ-se. Kolegji pas kesaj ka pese dite tjera afat kohor per te nxjerre nje vendim.
Ne gjetjet e tij dhe konkludimet preliminare per zgjedhjet e 8 majit Misioni Nderkombetar i Vezhgimit vleresoi punen e Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit te Tiranes vendimet e te cilit jane perfundimtare por vuri ne dukje se ky kolegj nuk ka bere te ditur arsyetimet perkatese te vendimeve gje qe eshte e rendesishme kur nje vendim eshte kthyer ne KQZ per shqyrtim. shte percaktuar gjithashtu se ne Kodin Zgjedhor ka mangesi thelbesore qe duhen rregulluar.
Keto mosmarreveshje ligjore dhe teknike rrezikojne ta acarojne konfliktin tashme te thelle dhe te mbushur me inate politike mes Rames dhe kryeministrit Sali Berisha e mes mbeshtetesve te tyre perkates. Protestat publike rrezikojne te behen te dhunshme ne mjedisin aktualisht tejet te tensionuar. Vec kesaj nje hetim per dhunen vdekjeprurese ne nje miting te PS-se ne janar ende nuk ka perfunduar. Gjate gjithe periudhes se fushates ka pasur nje numer te madh incidentesh te dhunshme te lidhura me zgjedhjet ne disa rajone te cilat prishen mjedisin e fushates sipas vezhguesve nderkombetare. Gjate fushates u konsumua dhe nje konflikt mes policise se Tiranes dhe Ministrise se Brendshme mbi autoritetin i njeri-tjetrit per te nderhyre gjate protestave apo incidenteve ne fushate.
PS-ja ka te ngjare te mendoje se ajo mund te terheqe me shume vemendjen e komunitetit te gjere nderkombetar nese vazhdon te organizoje protesta masive ne rruge ndersa PD-ja ka te ngjare qe te mendoje se protestat dhe dhuna do te punojne ne favor te saj per te diskredituar me tej Ramen ne syte e opinionit nderkombetar. Ne qofte se Kolegji Zgjedhor do te shprehet ne favor te KQZ-se anetaret e KQZ-se nga PS-ja do te jene te detyruar te njohin rezultatin qe po shpallet nga KQZ ndonese do te jete shume veshtire qe Rama te njohe ndonje rezultat zgjedhor qe nuk e shpall ate fitues. Por ne qofte se Kolegji Zgjedhor do te votoje kunder veprimit te KQZ-se atehere nje drejtim paqesor i situates mund te jete ende i mundur pasi ne kete menyre pushteti do te ndahej mes PS dhe PD ne Shqiperi.
BE-ja SHBA-te dhe OSBE-ja kane luajtur nje rol te koordinuar dhe efektiv gjate periudhes se fushates per te ulur tensionet. Ata duhet te vazhdojne te bejne te njejten gje edhe tani.
Bashkesia nderkombetare duhet qarte te kerkoje qe Basha dhe Rama ne menyre te vendosur te angazhohen per te respektuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Komisioni Europian duhet te heqe rekomandimin e tij per ti dhene statusin e kandidatit Shqiperise ne qofte se ka dhune qe mund te coje ne viktima gjate tubimeve post-zgjedhore.
Kryetari i Komisionit te BE-se Jose Manuel Barroso dhe komisioneri i zgjerimit Stefan Fule ishin menduar te vizitonin Tiranen dje 20 maj por e anuluan udhetimin e tyre ne minuten e fundit. Thuhet se ky ishte reagimi qe ata zgjodhen per te treguar pakenaqesine e tyre me zhvillimet aktuale. Ata e humben ama shansin per te dhene nje mesazh te qendrueshem per palet balle per balle tyre. Shanse te tilla bashkesia nderkombetare nuk duhet ti humbase perseri.