E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorët: Qeveria di shqetësimet tona, SHISH i pavarur nga politika

TIRANË- Në një tryezë të përbashkët ambasadrët e huaj në Shqipëri kanë folur për pr/ligjin e SHISH, të kontestuar dhe të debatuar gjatë edhe në media. Pr/ligji u miratuar dje nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare me disa ndryshime teknike, ndërkohë që kundër tij janë shprehur PS, NATO, e SHBA.

Në tryezën e sotme ambasadori Xhon Withers ka deklaruar se me qëndrimin e tij nuk kërkon të nxisë më tej kundërshtitë ndaj pr/ligjit, por të kontribuojë për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja është e nevojshme për Shqipërinë në rrugën e saj demokratike. Sipas Ëithers funksioni që ka Shërbimi Informativ Shtetëror është shumë i ndjeshëm, dhe ka si funksion sigurinë në vend, prandaj sipas tij SHISH duhet të jetë i pavarur nga politika
“Duhet të sigurohemi që sa herë të kërkohen masa të brendshme të ndermerren të cliruara nga ndikimet politike, pra SHërbimi Informativ Shtetëror të jetë i pavarur prej saj” – tha Withers.

Duke i mëshuar idesë së tij për një ndërhyrje të ekspertëve ndërkombëtar në hatimin e pr/ligjit të SHISH, ambasadori Ëithers thekson se duhet të kemi besim tek miqtë dhe tek ndihma që ata ofrojnë për riformimin e SHISH.
“SHISH duhet të ketë reputacion të fortë professional, i cili arrihet nga reformat që do të merren për të. Besoni tek miqtë dhe lejoijini tju ndihmojnë, pasi ne jemi gati tju ofrojmë të gjitha shërbimet që reformimi i SHISH të bëhet sa më mirë”- theksoi Withers.

Ambasadori i OSBE Robert Bosch është shprehur se shqetësimet që kanë në lidhje me për ligjin e SHISH ia kanë shprehur qeverisë. Sipas tij ata nuk kanë shumë të qartë se cfarë ndryshimesh janë bërë në të. 
“Nuk dimë ndryshimet e miratuara, nuk kemi parë versionin e rifreskuar të pr/ligjit që ka rëndësi shumë të madhe. Shqetësimet tona ia kemi paraqitur qeverisë pasi në të mungon edhe dallimi polici-SHISH” – shprehet Bosch.

Ndërsa ambasadorja britanike McIlwham është shprehur që institucioni i SHISH ka nevojë edhe për reforma të tjera.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›