Prokurori i antimafias në Tiranë, takon Ina Ramën
TIRANE- Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama priti sot në një takim pune Kryeprokurorin e Anti-mafia-s Italiane Z.Piero Grasso .Biseda mes tyre është përqëndruar ne cështje që ndiqen në mënyrë paralele nga dy prokuroritë,ndersa eshtë diskutuar gjithashtu për ekzekutimin e letër-porosive në proces e siper. Nder temat e prekura në takimin mes prokurores së Përgjithshme Znj,Ian Rama dhe Prokurorit Kombëtar të Anti-mafia Italiane Z.Piero Grasso ishte mundësia e transferimit të disa shtetasve të dënuar nga shteti italian, për të vuajtur dënimin e mbetur në Shqipëri, si dhe njohja e vendimeve penale të shtetit italian ndaj shtetasve shqiptarë.
Kryeprokurori i Anti-mafias Italiane Z.Piero Grasso, njohu Kryepropkuroren Ina Rama me hapat e ndërmara deri më tani për ratifikimin e marveshjes mbi ekstradimin e shtetasve, marreveshje e nënshkruar kjo nga qeveritë respektive në Dhjetor të vitit 2007. Gjatë bisedës është përforcuar vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta mes institucioneve të prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane me synim thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në drejtim të luftës së përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve.