Tani gjithë bizneset, pagesat e taksave on-line
TIRANE- Këtë muaj, 25 mijë subjekte të regjistruar në skemën e TVSH-së do të jenë të detyruar të deklarojnë online të gjitha taksat e tyre. vendimi hyri në fuqi në 1 janar fillimisht për kompanitë e mëdha, ndërkohë që do të shtrihet gradualisht edhe për bizneset e tjera duke përfshirë edhe subjektet e vogla private.
Deri tani, deklarime onilne kanë bërë 846 kompani të mëdha ndërsa priten edhe subjektet e TVSH-së. Bizneset mund të deklarohen nga zyra e tyre nëpërmjet internetit për tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin mbi të ardhurat personale, sigurimet shoqërore të punonjësve dhe tatimin mbi fitimin.
Nëpërmjet deklarimeve online, informacioni merret në kohë reale, cka ndihmon si administratën ashtu edhe biznesin.
(e.n/News24/BalkanWeb)