Miratohet ligji për titujt e pronësisë, Mediu voton kundër

Sipas tij, ky ligj nuk e zgjidh problemin e pronësisë në vend. Ligji parasheh që personat që kanë marrë prona nga ish-kooperativat bujqësore dhe që nuk kanë tituj, do të mund t’i marrin.
Më herët, deputeti i opozitës, Erion Braçe, u shpreh se me këtë ligj, qeveria synon që të përvetësojë pronat e rreth 8 mijë pronarëve në bregdet. Sipas tij, abuzimi shtrihet në 110 milion metra katrorë tokë, për t’ia kaluar ato një grupi njerëzish. Në mbrojtje të pr/ligji, ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, tha se drafti as nuk krijon ndarje të re të tokës dhe as prodhon tituj të rinj pronësie. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, tha se çështja e pronarëve të ligjshëm është elementi i parë që duhet të kemi sot në raport me pronën private.
"Ne duam të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, por kemi harruar të respektojmë të drejtën thelbësore që është ajo e pronës private. Ky duhet të ishte debati politik sot në parlament që ne të fitojmë statusin. Këto ligje, pavarësisht diskutimit pozitiv, thellojnë antikushtetueshmërinë që është vendosur që në fillim të demokracisë shqiptare dhe që vazhdon sot me ligje si ai me nr.7501 ose me nr. 8350 për fermat bujqësore", u shpreh ministri Mediu, njëherazi kryetar i Partisë Republikane, e njohur për qëndrimet e saj në mbështetje të pronarëve.
Sipas tij, të gjitha abuzimet e bëra sot me ligjin e pronave politika duhet t'i japë zgjidhje konsensuale, për të respektuar të drejtën e pronës, që pronarët e kanë fituar me gjak dhe nuk ua ka falur kush. Mediu theksoi se p/ligji për tokën bujqësore zvogëlon mundësinë e kompensimit fizik, pasi, sipas tij, sot jemi koshientë se nuk ka më asnjë pëllëmbë tokë pasi ajo është zaptuar, ndërsa fatura financiare e kompensimit për pasojë është akoma më e lartë.
"Kjo faturë duhet të llogaritet, pasi shlyerja e detyrimeve financiare karshi pronarëve është minimale. Do të duheshin rreth 3500 vjet për t'i kompensuar pronarët me ritmet e tanishme të kompensimit, ndërsa fatura financiare e këtij procesi llogaritet në rreth 30 miliardë dollarë nëse ecim me kalkulimet e sotme", tha Mediu.Pas kësaj, reagon deputeti socialist, Eduard Shalsi, i cili i kërkoi Mediut që t’iu kërkojë falje shqiptarëve për çështjen e pronave. “Ministri Mediu nuk di ca bën 20 vjet me Berishën, ndërkohë që parimi themelor i partisë së tij janë pronarët. Sot minimumi që duhet të bënte ishte t`i kërkonte ndjesë shqiptarëve se është në aleancë pa kurrfarë parimi dhe sapo e pohoi” tha Shalsi. /Start/
2012-05-17 15:26