E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Arvizu pas 'kafes' me Bashën takon Ramën

TIRANË- Kreu i prezencës së SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu është drejtuar paraditen e sotme drejt Selizë Rozë, ku do të zhvilloi një takim me kreun e PS-së Edi Rama.

Ende nuk dihet shkaku i vizitës së ambasadorit Arvizu në Selinë Rozë, ndërkohë mendohet që zhvillimet më të fundit në vend si dhe situata politike të jenë temë e bisedimeve, mes kreut të opozitës dhe ambasadorit amerikan.

Ambasadori Arvizu është parë dje pasdite në një nga lokalet në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet teksa konsumonte një kafe me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Arvizu një kafe me Bashën tek ish-Blloku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›