E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, grabiti 50 mijë euro, në pranga 24-vjeçari

VLORE - Policia e Vlorës prangosi 24-vjeçarin Erind Sulcaj, i dyshuar si autor i grabitjes së një pike karburanti, rreth 2 muaj më parë në Lushnjë.

Përmes një njoftimi shpërndarë për mediat, policia bëri të ditur se “kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi është kryer pasi në datë 16 dhjetor 2011 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Savrës” te karburant ‘ALPET’ në qytetin e Lushnjes në bashkëpunim me dy persona të tjerë u kanë vjedhur me armë shtetasve V. K., dhe T. L., shumën prej 50 mijë eurosh”.

Ndërkohë sipas policisë, mësohet se 24-vjeçari dyshohet se ka kryer edhe disa vepra të tjera penale në qytetin e Vlorës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›