Akordohen 25 milionë dollarë për Shqipërinë, BB: Pjesa tjetër varet nga reformat
Tiranë- Për të shmangur një dëmtim të rëndë ekonomik për shkak të krizës në eurozonë Banka Botërore ka vendosur më herët të rrisë fondet e ndihmës për vendet e Europës Juglindore, përfshirë edhe Shqipërinë. Marrëveshja e arritur mes bankës dhe Shqipërisë kap shifren e 25 milionë dollarëve por që mund të shkojë deri në 300 milionë dollarë, shifër kjo që varet nga ecuria e negociatave.
Me qëllim që të zbuten efektet e krizës, BB-ja deklaroi se ky financim do të bëhet duke vlerësuar reformat e ndërmarra të vendit.
Ne jemi duke diskutuar dhe vlerësuar shumë opsione, në termat e kohës dhe përmasave të reformave, si dhe instrumenteve të financimit- u shpreh Banka Botërore.
Ndërkaq Shqipëria nuk është treguar e gatshme të plotësojë çdo kusht të Bankës, duke deklaruar se do të plotesohen vetëm ato kushte që nuk ndikojnë në ngadalësimin e rritjes ekonomike të vendit.
Ndërkaq buxheti 2012 u miratua tepër i fryrë, teksa më herët FMN dhe Banka Botërore kishin bërë thirrje të vazhdueshme për një buxhet më realist në mënyrë që të shmangen ndërhyrjet gjatë vitit në të.
Shkrime të tjera me interes:
- Borxhi publik në Shqipëri, Banka Botërore: Ndër më të lartit në rajon Tiranë- Banka Botërore ka deklaruar se Shqipëria ka nivelin e...
- Ngel pezull kredia për buxhetin, asnjë rezultat nga bisedimet Qeveri-BB Tiranë- FMN dhe Banka Botërore kanë deklaruar më herët se...
- Banka Botërore paralajmëron krizën për vendet në zhvillim Banka Botërore paralajmëroi vendet në zhvillim se duhet të përgatiten...