E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, nëna sjell në jetë dy binjake, pas 6 ore rrugë mes borës

KUKËS- Izolimi dhe era e fortë nuk ka penguar një nënë 29-vjecare të sjellë në jetë 2 binjake vajza. 29- vjecarja është transportuar nga fshati Orgjost i komunës Zapod të rrethit të Kukësit pas një udhëtimi prej 6 orësh në këmbë.

Sipas mjekëve nëna e re ka lindur dy fëmijët e saj para kohe, ndërkohë që lindja e saj ka qenë e vështirë.

Shëndeti i nënës së re dhe dy foshnjave është nën mbikqyrjen e mjekëve dhe gjithcka është drejt normalizimit të plotë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›