Akcizat, Meta: Ligj i dobët, ti dërgojmë letër Berishës

Dje në Komisionin e Integrimit
Maxhoranca kalon projektligjin e akcizave në Komisionin e Integrimit.
Bushati: Ligji, në kundërshtim me standardet e BE.
Komisioni Parlamentar i Integrimit Europian ka miratuar dje vetëm me votat e maxhorancës projektligjin Për akcizat e produkteve, si energjia, pijet alkoolike dhe duhani.
Kryetari i Komisionit të Integrimit dhe përfaqësuesit e shumicës kanë konstatuar se projektligji i ardhur nga Ministria e Financave nuk ishte në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian dhe me vendimet e Këshillit të Ministrave. Ne respektojmë punën që keni bërë, por aktet e sjella në këtë projektligj janë jo të plota dhe në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave. Nuk është bërë përputhja me legjislacionin dhe direktivat e BE-së dhe nuk mund ta kaloni me një copy-paste. Nuk e kuptoj si kaloni në mënyrë kaq të papërgjegjshme, deklaroi deputeti Taulant Balla. Por, për demokratët, gabimet teknike nuk përbëjnë probleme serioze në thelbin e projektligjit. Sipas deputetit Sherefedin Shehu, ligji do të mundësojë uljen e evazionit fiskal dhe, nga ana tjetër, do të lehtësojë barrën procedurale për sa i përket pagesës së kësaj takse nga ana e bizneseve. Socialistët në Komisionin e Integrimit propozuan që ligji i akcizave ti kthehet dhe një herë qeverisë për plotësim, pasi sipas kryetarit të Komisionit, Ditmir Bushati, drafti përmban probleme serioze. Unë propozoj që ti kërkojmë kryetares së Kuvendit që të zbatojë për këtë ligj nenin 68/4 të Rregullores së Kuvendit, që do të thotë të kthehet në qeveri dhe të bëhet një evidentim nen për nen dhe çfarë synon të përafrohet me legjislacionin e BE-së e më pas ky projektligj të vijë në Kuvend, theksoi Bushati. Ndërkaq, anëtari i Komisionit të Integrimit, Ilir Meta, theksoi se rikthimi në qeveri i draftit të akcizave do të zvarriste nismën dhe do të duhej shumë kohë për tu rifutur në axhendën e Kuvendit. Meta kërkoi nga kolegët një qëndrim më të zbutur dhe ti kërkohej Kryeministrit, kryetares së Kuvendit dhe Ministrisë së Financave me një shkresë zyrtare, që të merrnin masa për të mos sjellë në Kuvend ligje të papërfunduara apo me cilësi të dobët. Anëtari i Komisionit të Integrimit pohoi ndërkaq se të gjithë anëtarët së bashku, në hartimin e kësaj shkrese që do i drejtohej ekzekutivit, të kërkohej dhe një përfaqësim i mbrojtjes së projektligjeve me karakter politik, të bëhej në nivel ministri dhe jo vetëm me stafe teknike. Unë mendoj se duhet ti dërgojmë letrën Kryeministrit, kryetares së Parlamentit edhe ministrit të Financave, meqë kemi të bëjmë me një nismë konkrete dhe Ministrisë së Integrimit që ta ketë parasysh në të ardhmen, në mënyrë që këto elemente që ju thatë të ishin më të qartë, të mos kemi më keqkuptime të tilla. Ato vërejtje që thatë ju, qëndrojnë, theksoi ish-kryetari i Komisionit të Integrimit, Ilir Meta. Propozimi për ti dërguar një letër kreut të ekzekutivit dhe kryetares së Kuvendit është mbështetur dhe nga përfaqësuesit e maxhorancës. Komisioni vendosi që shkresa të bëhej gati nga demokrati Sherefedin Shehu dhe socialisti Taulant Balla.
Kazanët e rakisë
Në projektligjin për akcizat është parashikuar që, nëse një individ i thjeshtë që prodhon mbi 100 litra raki, të paguajë akcizë për litrat mbi limitin njëlloj si një biznes që prodhon pije alkoolike. Debati për vendosjen e akcizës për kazanët e rakisë është diskutuar dhe në Komisionin e Integrimit. Për Sherefedin Shehun, në ligjin aktual të akcizave sanksionet për prodhuesit e rakisë janë më të larta se në draftin e ri të qeverisë. Në ligjin aktual që e kanë përgatitur socialistët, fshatarët ndëshkoheshin në qoftë se kishin kazan rakie më të madh se pesë litra. Kështu që tashmë është krijuar një standard europian, që parashikon që në qoftë se prodhohet për nevoja të konsumit familjar, ka në dispozicion një sasi të mjaftueshme. Po të kishim aplikuar rigorozisht ligjin e sotshëm për akcizat, do të kishim konfiskuar sot dhe tenxheret e fshatarëve, deklaroi Shehu.
Batutat në Komisionin e Integrimit
Sherefedin Shehu: Ligji për akcizat është shoqëruar me një debat që nuk e di pse u bë publik, që në fakt mund të quhet si muhabet rakie.
Ilir Meta: Muhabet burrash.
Taulant Balla: Ne nga Librazhdi dhe ne nga Skrapari çoku e pimë rakinë.
Sherefedin Shehu: Në fakt, për këtë çështje është trasfuzuar standardi i BE-së; Për sa kohë që ne pretendojmë të jemi pjesë e BE-së, duhet të shikojmë çdo aspekt dhe ato që mund të duken si qesharake. Në ligjin aktual që e kanë përgatitur socialistet, fshatarët ndëshkoheshin në qoftë se kishin kazan rakie më të madh se pesë litra. Kështu që tashmë është krijuar një standard europian, që parashikon që në qoftë se prodhohet për nevoja të konsumit familjar, ka në dispozicion ka një sasi të mjaftueshme. Po të kishim aplikuar rigorozisht ligjin e sotshëm për akcizat, do të kishim konfiskuar sot dhe tenxheret e fshatarëve.
Taulant Balla: Ne respektojmë punën që keni bërë, por aktet e sjella në këtë projektligj janë jo të plota dhe në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave. Nuk është bërë përputhja me legjislacionin dhe direktivat e Bashkimit Europian dhe nuk mund ta kaloni me një copy-paste. Nuk e kuptoj si kaloni në mënyrë kaq të papërgjegjshme punën që kemi për të bërë me këtë Komision.
Mesila Doda: Ky ligj është një hap përpara dhe sjell një përputhshmëri me direktivën e vitit 2008, është një risi dhe diçka e mirë për sistemin.
Ditmir Bushati: Unë propozoj që ti kërkojmë kryetares së Kuvendit që të zbatojë për këtë ligj nenin 68/4 të Rregullores së Kuvendit, që do të thotë të kthehet në qeveri dhe të bëhet një evidentim nen për nen dhe çfarë synon të përafrohet me legjislacionin e BE dhe më pas ky projektligj të vijë në Kuvend.
Ilir Meta: Ndonjë propozim më të butë nuk ka? Po të kthehet projektligji nga e para, atëherë do të hajë shumë kohë, ndoshta këto shqetësime që keni ju, ne mund ti plotësojmë.
Ditmir Bushati: Ne nuk duam që të kthehet nga e para, ne duam që të plotësohet projektligji me kërkesat e BE-së. Kur ne i kërkojmë qeverisë që të plotësojë një ligj, jo detyrimisht duhet të presë 6 muaj, por do të thotë që ligji do të kalojë kur të plotësohet.
Ilir Meta: Mund të bëj një ndërhyrje tjetër?
Ditmir Bushati: Patjetër zoti Meta, me mikrofon ju lutem.
Ilir Meta: Si kam qejf këto kamerat.
Taulant Balla: Si ti kesh qejf pas video-përgjimit.
Ilir Meta: Unë mendoj se duhet ti dërgojmë letrën Kryeministrit, kryetares së Parlamentit edhe ministrit të Financave, meqë kemi të bëjmë me një nismë konkrete dhe Ministrisë së Integrimit që ta ketë parasysh në të ardhmen, në mënyrë që këto elemente që ju thatë të ishin më të qartë, të mos kemi më keqkuptime të tilla. Ato vërejtje që thatë ju, qëndrojnë. Por edhe duhet të vlerësojmë punën e Arjanës, që nuk është pjesë e stafeve politike.
Sherefedin Shehu: Letrën jam dakord ta bëjmë bashkë unë dhe Taulanti, në emër të Komisionit.
Ilir Meta: Në letër duhet kërkuar që të mos përsëritet më cilësia e dobët e projektligjeve.
Taulant Balla: Nuk është hera e p