E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim, vodhi kompjuterat e shkollës

Policia e Fierit

Vjedhja e kompjuterave në shkolla është bërë e modës në qarkun e Fierit. Rasti i fundit është shënuar në shkollën mesme Kafaraj, komuna Frakull,  ku janë vjedhur 8 copë komjutera të markës TCL që shërbenin për mësimin e nxënësve.

Konstatimi i kësaj vjedhje është bërë nga drejtori i shkollës, që ka njoftuar policinë, e cila pa kryerjes së veprimeve të para hetimore ka nxjerrë si autor të dyshuar 28-vjeçarin Sokol  Mahilaj, banues në Selenicë, Vlorë.

28-vjeçari Mahilaj,  i dënuar më parë për kultivimin e bimëve narkotike, është shpallur në kërkim policor. / K.Th.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›