E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Arvizu takon Ben Blushin

Pas takimit që pati në një prej lokaleve të kryeqytetit me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, pas kthimit nga Uashingtoni, ambasadori i Shteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu është parë në një tjeter lokal në zonën e ish-bllokut me politikanin kritik brenda opozitës, socialistin Ben Blushi. Pas takimit që zgjati rreth 1 orë Blushi dhe Arvizu shmangën komentet për median, por ajo që tashmë është e njohur publikisht është vlerësimi që kryediplomati amerikan në Tiranë ka për Blushin, vëcanërisht për këndvështrimin me të cilin ai i përcolli dhe kritikoi lëvizjet politike të Edi Ramës për protestën e dhunshme të 21 janarit të një viti më parë. Zoti Arvizu nuk e kurseu notën e tij pozitive për këtë qendrim të Blushit, gjatë intervistës që vetëm pak ditë më parë dha në ABC neës
Kjo kafe me zotin Blushi e ambasadorit amerikan pason atë me kryebashkiakun Basha, i vlerësuar nga zoti Arvizu si një yll në ngjitje në politikën shiptare

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›