Moti i keq shtyn dy ndeshje te Serise A
Ajo që ishte paralajmëruar u konfirmua. Kushtet e rënduara atmosferike dhe dëbora që ka pushtuar Italinë, vazhdojnë të bllokojnë Serinë A. Liga e Futbollit njoftoi shtyrjen e dy ndeshjeve të vlefshme për javën e 23-të të kampionatit: bëhet fjalë për takimin Bolonja-Juventus dhe sfidën Parma-Fiorentina.
Bolonja-Juventus ishte parashikuar të luhej të dielën në mbrëmje në “Dal’Ara”, por dëbora ka bërë që terreni I lojës të jetë I papraktikueshëm. Vendimi erdhi nga grupi I sigursë në stadiume, pas një mbledhjeje ku morrën pjesë përfaqësues nga të dyja skuadrat dhe nga forcat e rendit.
Shtyrja e takimit u vendos prej rreshjeve të dëndura të dëborës që kishin mbuluar tribunat, por edhe sepse rreshjet e dëborës parashikohet të vazhdojnë edhe në orët në vijim, duke vështirësuar qarkullimin në rrugë, si për spektatorët, ashtu edhe për mjetet e ndihmës së shpejtë.
Për skuadrat bëhet fjalë për ndeshjen e dytë të shtyrë, pas Parma-Juventus të 31 janarit dhe Bolonja-Fiorentina të një dite më pas.
Gjithmonë për shkak të dëborës, është shtyrë edhe takimi Parma-Fiorentina, I parashikuar të zhvillohej të dielën në orën 15.00. Ashtu si për Bolonja-Juventus, edhe në këtë rast, data se kur do të luhet kjo ndeshje, mbetet ende për t’u përcaktuar. Ndërkohë, nuk rrezikohet sfida Katania-Xhenoa, por gjithsesi pritet që terreni i lojës mund të jetë i rënduar nga shirat.