E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ethet e eliminatoreve

Skuadra e Lorent Blanc e cila ndodhet ne vend te pare ne grupin “D” dhe kërkon ta ruaje këtë kryesim do te akomodohet ne hotel “Sheraton” dhe do te zhvilloje vetëm një stërvitje atë te zakonshmen përpara takimit. Me pas, francezet te cilët do te kenë edhe kuzhinierin e tyre personal, kane preferuar te qëndrojnë edhe tre dite te tjera ne Shqipëri dhe te stërviten po ne “Qemal Stafa” ne datat 3, 4 dhe 5 shtator, ditën kur pritet te largohen drejt Bukureshtit, po me charter, atje ku e pret një tjetër takim delikat kundër vendasve te Rumanisë. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar edhe çmimet e biletave për takimin kundër Francës, qe do te zhvillohet te premten e 2 shtatorit ne orën 21:00 te mbrëmjes. Biletat ne tribunën qendrore do te kushtojnë 10 mije, 7 mije dhe 5 mije leke. Tribuna D2 do te kushtoje 3 mije leke, ndërsa tribunat D1 dhe D3 kushtojnë 2 mije leke. Tribuna C1 qe korrespondon prapa portave, do te kushtoje 500 leke. Tajneri Lorent Blank akoma nuk e ka bere te ditur listën e lojtareve për këto dy ndeshje. Josip Kuzhe do ta beje publike te shtunën dhe po kështu UEFA pritet te beje zyrtare treshen e arbitrave qe do te gjykojnë ne këtë përballje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›