Ambasadori Dell ikën nga Kosova
PRISHTINE - Ambasadori amerikan, Christopher Dell, në korrik e përfundon mandatin e tij si përfaqësues diplomatik i SHBA-ve në Kosovë. Ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht koha se kur pritet të largohet ambasadori Dell, mendohet që ai do lërë Kosovën gjatë muajit korrik.
"Pas 4 korrikut ambasadori Dell largohet nga Kosova, sepse përfundon misionin e tij trevjeçar këtu. Largimi i tij do të ndodhë saktësisht mes datave 4-15 korrik", citohet një burim nga mediat
kosovare.
Zëdhënësi i Ambasadës Amerikanë në Prishtinë, Paul Engelstad, thotë se ambasadori Dell pritet t'i përfundojë mandati, megjithatë nuk dha data se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
"Ambasadorit Dell këtë vit do t'i përfundojë mandati trevjeçar dhe do të largohet nga Kosova", tha Engelstad. Ambasadori Dell ishte në qendër të vëmendjes së medias në Kosovë në kohën e zgjedhjes së presidentit të ri Behxhet Pacolli. Mediat publikuan sms-të e tij dërguar përmes këshilltarit ku duket qartë ndërhyrja e ambasadorit në zgjedhjet e kësaj kandidature.
(er.nu/BalkanWeb)