Shqipëria, miqësore me Spanjën në Zyrih
TIRANE - Kombëtarja shqiptare duket se do të luajë një ndeshje miqësore me skuadrën kampione të botës, Spanjën, më 30 maj të këtij viti. Lajmi nuk është zyrtarizuar ende, por duket se mes federatave është arritur tashmë akordi.
Ekipi kampion i botës dhe i Evropës do të jetë në Zvicër për përgatitjet për kampionatin europian, që do të zhvillohet në Poloni e Ukrainë dhe ka në plan një seri ndeshjesh miqësore. Burime nga FSHF bëjnë të ditur se mungon vetëm zyrtarizimi, pasi detajet e tjera të marrëveshjes kanë përfunduar tashmë.
Nëse realizohet, ndeshja pritet të jetë një luks për trajnerin Xhani De Biazi, që do të provojë kombëtaren kuqezi ndaj lojtarëve si Ksavi, Iniesta apo Serxhio Ramos.
"Ka një akord, por në ditët e ardhshme presim edhe zyrtarizimin, pasi Spanja ka në program shumë ndeshje për periudhën përgatitore dhe një prej tyre themi se do të jemi edhe ne. Mendojmë se gjithçka është realizuar tashmë", u shpreh një burim zyrtar në FSHF.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Gjeorgji-Shqipëri, 2-1 në Tbilisi, De Biazi e nis me humbje