E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, aksident rrugor, plagoset rëndë 22-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar është plagosur rëndë në një aksident rrugor në Itali. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se shqiptari me inicialet O.Z 22 vjeç është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e provincës së Pietra Ligure.
Sipas mediave italiane 22-vjeçari po udhëtonte me një motor dhe pas një parakalimi të gabuar është përplasur me një makinë. Menjëherë ai është dërguar në spital ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›