E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqiri: Vataj, ne të kemi shkolluar

Seanca plenare ka filluar me akuza e kundër akuza mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës, krejt kjo rreth procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Akademisë Shkencës Arteve të Kosovës (ASHAK).

Deputeti i PDK-së, Ramë Vata ka thënë se për njohuritë që i ka mund të i mbaj ligjëratë deputeti Ismet Beqiri, ndërkohë ky i fundit i ka thënë atij se LDK-ja të ka edukuar por jo për të keqpërdorur edukimin për ioniciativa të tilla.

Deputeti Vata ka thënë se kërkesa e tij ka qenë që ASHAK-u të ndryshoj mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj dhe kjo të bëhet sipas kritereve bashkohore që i aplikojnë akademitë e rajonit apo ato të vendeve euro-perëndimore.

Sipas tij në asnjë rast nuk është menduar për emrat që do të vijnë në ASHAK. Madje ai ka thënë se Beqiri mund të i mbaj ligjëratë për këtë çështje.

“Është tragjik komike dhe absurde që akademikët e shekullit XX me kriteret e shekullit XIX të i zgjedhin shkencëtarët e shekullit XXI. E di që janë absurde për zotërin Beqiri fjalët publikim shkencor, impakt faktor, recesent në revista ndërkombëtare dhe shpikje patentim, indeks i hijeshit, motor kërkues, por unë nuk kam faj që këto i kam mësuar në Francë dhe për shkak që këto parametra i përdor i tërë opinioni shkencor ndërkombëtar unë mund të ju mbaj një ligjëratë zotërit Beqiri dhe mentorit tij”, ka thënë Vata.

Ndërkohë deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se deputetin Vataj e ka shkolluar LDK-ja.

“Mos harroni zotëri Vata më vjen mirë që jeni shkolluar në Francë, por Xhavit Ahmeti ka qenë ministër i viteve 90-ta dhe LDK përmes tij ta ka mundësuar me u shkolluar dhe kallxoju këtyre dhe asnjëherë nuk duhet të pendohemi për diçka të tillë nëse ka sukses, por nuk besoj se te kanë shkolluar që të ju edukoj dhe jo të keqpërdoni për iniciativa të tilla”, ka theksuar Beqiri.

Për më tepër ai ka thënë se kjo që po tenton Vata është ndërhyrje ndërhyrje direkte dhe tentim direkt për involivimin e politikës në ASHAK. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›