E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje do t'i bashkohet protestës të së shtunës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se kjo lëvizje do t'i bashkohet protestës te së shtunës, e cila organizohet nga shoqëria civile.

“Lëvizja Vetëvendosje është vetëm një prej zërave që është ngritur për të kundërshtuar këto negociata, një numër i konsiderueshëm i shoqërisë civile janë mobiluar për të protestuar në Prishtinë në ditën e shtunë një protestë paqësore kundër këtyre negociatave dhe kundër këtij shteti policor. Deputet dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje do të i përgjigjen kësaj thirrje nga shoqëria civile dhe do të i bashkohemi me protestuesit në shesh”, ka theksuar Ymeri.

Për më tepër ai i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të i bashkohen kësaj proteste.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kryesuesi i seancës së sotme, Xhavit Haliti, ka kritikuar kërkesat e deputetëve për protesta.

Vetëvendosje ka protestuar, ditë më parë, edhe takimin në mes të kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›