Clinton dekorohet me 'Urdhrin e Flamurit'

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, po qëndron në Tiranë. Ajo ka takuar presidentin Bujar Nishani, i cili e ka dekoruar me ”Urdhrin e Flamurit”, titulli më i lartë shqiptar.
"Zoti President, është nder i madh që sot mora urdhrin e Flamurit Kombëtar, do ta vlerësoj këtë për jetë. Ishte edhe një simbol tjetër i miqësisë së madhe midis nesh", tha sekretarja Clinton.
Kurse, Clinton është takuar edhe dhe kryeministrin Sali Berisha.
Sekretarja Clinton shprehu urimet e saj për 100-vjetorin e pavarësisë dhe siguroi bashkëpunim mes dy vendeve.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha vlerësoi vizitën e sekretares amerikane të Shtetit në këtë vit historik për Shqipërinë.
Sekretarja Clinton iu drejtua me një fjalim edhe Kuvendit të Shqipërisë.
“SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para të Pavarësisë dhe do të qëndrojnë me ju edhe për 100 vjet të tjera", tha Clinton në parlamentin shqiptar.