E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosja ka penguar shtetin

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka thënë se protesta e Vetëvendosjes ka penguar shtetin, pasi që ata kanë rrethuar institucionet e vendit dhe në këtë mënyrë kanë penguar shtetin.

Kliniku po ashtu ka thënë LB-ja është e gatshme për koalicion me PDK-në

“Lëvizja për Bashkim është e gatshme për bashkëpunim dhe koalicion me secilën parti në vend, duke përshirë edhe partinë në pushtet, PDK-në” ka thënë Klinaku në emisionin “Interaktiv”.

Ai e ka përsëritur idenë për reciprocitet, duke thënë se ato të drejta që i gëzojnë serbët në pjesën veriore të Mitrovicës, të njëjtat të drejta t’i gëzojnë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Lideri i LB-së, i ka akuzuar partitë e tjera në vend për mos bashkëpunim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›