E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Lohan vlerëson standardet e zgjedhjeve 2009

27/08/2010 Kryeministri Berisha takim me kreun e delegacionit të BE-së

Përfaqësuesi zyrtar i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Helmut Lohan, gjatë takimit me Kryeministrin Sali Berisha, ka vlerësuar se Shqipëria ka arritur shumicën e standardeve ndërkombëtare në zgjedhjet politike të qershorit 2009. Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, në takimin me rastin e përfundimit të mandatit të si kreu i delegacionit të BE-së, Lohan ka vënë theksin në reformat dhe përpjekjet e mëdha, si dhe ndryshimet e jashtëzakonshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare për modernizimin e vendit dhe integrimin e tij në BE. Në funksion të proceseve integruese, Lohan është ndalur në mënyrë të veçantë për reformat dhe arritjet e jashtëzakonshme në procesin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit në tërësi. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha ka theksuar se transparenca në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis qeverisë dhe Komisionit Evropian ka qenë shumë i rëndësishëm, dhe se qeveria shqiptare i kishin transformuar sugjerimet dhe vërejtjet e BE-së në prioritete të punës në procesin e reformimit dhe modernizimit të vendit. Berisha vlerësoi se procesi i integrimit mbetet prioritet i qeverisë, i bazuar në meritë dhe arritje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›