Emigrantët, gjatë verës 1 miliard lekë blerje
27/08/2010 Drejtori i Regjistrimit të Pasurive Allkushi: Transaksionet kryesisht për apartamente
FIER- Rritet numri i transaksioneve përgjatë sezonit të verës për apartamentet e reja. Sipas statistikave të shprehura nga zyra e regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier, përgjatë sezonit të verës janë kryer aktet procedurale transaksione për rreth 500 shtetas për apartamente dhe prona të ndryshme.
Blerjet
Sipas drejtuesit të këtij institucioni Tomorr Allkushi rreth 70% e numrit të transaksioneve e përbëjnë blerjet e apartamenteve të banimit nga emigrantët, ndërkohë që kjo shifër është gati 5% më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Mund të them se 70-80% e aplikimeve në këtë zyrë për rreth 2 muajt e stinës së verës kanë qenë kryesisht emigrantë”,-ka thënë Tomor Allkushi, shefi i zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe me sa shoh kërkesat për transaksione të ndryshme blerjesh apartamente dhe prona kanë qenë tepër të larta. Kryesisht kërkesat e tyre, pra të emigrantëve, kanë qenë për transaksione për shitje dhe blerje të pronave dhe shtëpive të banimit. Deri më sot janë bërë rreth 500 transaksione dhe kontrata shitjeje me vlerë rreth 1 miliard. Referuar me vitin e kaluar ka 5% rritje”. Fluksi i kërkesave për transaksione nga ana e emigrantëve, ndërkohë është përballuar në kohë nga ana e specialistëve të zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke qëndruar madje edhe në orare të zgjatura. Kërkesat kanë qenë të larta për transaksionet edhe për tokën bujqësore.