Ambasadori Minarolli sqaron incidentin me emigrantin grek
Ambasadori shqiptar në Athinë, Vili Minarolli ka sqaruar incidentin me një emigrant shqiptar, për të cilin ishte raportuar se ishte keqtrajtuar në ishullin e Kretës në Greqi. Sipas mediave vendase, ngjarja e dhunshme kishte ndodhur të premten e kaluar, ndërkohë që u tha fillimisht se emigranti 35-vjeçar ishte shkuar në hell, duke pësuar djegie të rënda. Por sipas ambasadorit Minarolli, në të vërtetë emigranti ishte vetë-aksidentuar në shtëpi dhe nuk kishte të dhëna se atë e kishin keqtrajtuar persona të tjerë.
"Nuk u mjaftuam vetem me informacionet zyrtare dhe jo zyrtare qe morrem, nepermjet rrugeve tona, por derguam persona, punonjes te ambasades atje, per ta verifikuar gjendjen ne vend, per te marr kontakt me personat qe ishin ne dijeni rreth ngjarjes dhe vete personin. Informacioni u morr qofte nga familjaret e te demtuarit, qofte nga mjeku, qofte dhe nga raportet zyrtare te policise. I demtuari kishte qene vetem ne shtepi, duke pare televizor, kishte demtuar aksidentalisht veten e tij. Me vone kishte njoftuar te vellane duke i thene ta merrte dhe ta conte ne spital, se nuk ishte mire me gjendjen. E coi ne spital dhe atje ai rrefen gjithcka, mjekes kirurge e cila beri nderhyrjen. Menjehere pas operacionit na u tha qe gjendja eshte jashte rrezikut per jeten, dhe do te permiresohet. Kjo e shkuarjes ne hell, une nuk e di, e degjova nga mediat shqiptare", tha per Alsat, Minarolli.
Elona Gjylmi < I mëparshmi