Ambasadori Sadiku dekorohet nga presidenti i Kroacisë

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq ka dekoruar ish-ambasadorin e Kosovës në Zagreb, Valdet Sadiku, me medaljen e Rendit të Dukës Branimir me fjongo, me rastin e takimit lamtumirës të ambasadorit të Kosovës, i cili para ca kohësh është emëruar oficer ndërlidhës i Kosovës në Beograd, në vend të Lulzim Pecit, i cili pati dhënë dorëheqje nga ky post.
Sadiku ka shërbyer në cilësinë e ambasadorit të Kosovës në Zagreb që nga viti 2009.
Gjatë këtyre viteve të shërbimit, Sadiku ka kontribuuar në vazhdimësi në ofrimin e përkrahjes për komunitetin shqiptarë në Kroaci dhe përfaqësimin e vendit tonë në mënyrën më dinjitoze./Indeksonline/