E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, mbytet në det një 73 vjeçare

Një e moshuar është mbytur sot pasdite në detin Adriatik, në plazhin e Durrësit.

Drita Luta, 73 vjeç nga Tirana ka humbur jetën pranë zonës së pistës “Iliria”, bën të ditur Noa.

Viktima ishte me pushime në bregdet, por që kanë rezultuar fatale. Dyshohet se shkak i mbytjes ka qenë një atak kardiak që 73 vjeçarja ka pësuar ndërsa kishte hyrë të lahej në det./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›