E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet e BE-së përballë një polarizimi të rrezikshëm

Zyrtari më i rëndësishëm për punësim i Bashkimit Evropian ka paralajmëruar se Brukseli duhet të krijojë një rrugë drejt krijimit të vendeve të reja të punës për rininë, me qëllim që të evitohet një çarje ekonomike e cila, sipas tij, ka shkaktuar papunësi të madhe në disa vende anëtare.

Komisionari Laszlo Andor i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se Evropa tani përballet me një “polarizim të rrezikshëm”.

Ai ka thënë se investimet që do krijojnë vende pune tani janë të nevojshme për të mirëmbajtur paqen sociale dhe të nxitur zhvillimin ekonomik pas viteve me masa të ashpra të shkurtimeve buxhetore, transmeton rel.

Andor gjithashtu ka thënë se politikat që rregullisht zvogëlojnë rrogat e punëtorëve kanë pasur efekt në uljen e kërkesave për konsum dhe “e kanë vrarë marrjen e vetës”.

Andor e ka dhënë këtë deklaratë në Moskë, ku ka shkuar për të marrë pjesë në takimin e ministrave të punës dhe financave nga grupi i 20 ekonomive më të fuqishme të botës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›