E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari Krasniqi priti Fülen dhe ambasadorin Delvaux

Kryetari i Kuvendit të Kosovës priti sot në takime të ndara komisionarin e BE-së për Zgjerim, Stefan Füle, i cili më vonë foli edhe para deputetëve të Kuvendit.

Si njofton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun, në takim me ambasadorin e Luksemburgut, Leon Delvaux, kryekuvendari çmoi lart marrëdhëniet e deritashme që të dy vendet kanë kultivuar mes vete dhe vlerësoi se mundësitë për bashkëpunim tejkalojnë nivelin e marrëdhënieve aktuale.

U shpreh interesim për ngritjen e bashkëpunimit, veçanërisht në rrafshin parlamentar, në fushën e arsimit e atë shëndetësisë.

Duke shprehur kënaqësinë që është përfaqësuesi i parë i shtetit të tij në Kosovë, ambasadori Delvaux konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Luksemburgut për Kosovën edhe në vitet e ardhshme.

Krasniqi, në anën tjetër shtroi nevojën e një ndikimi të vazhdueshëm të Brukselit mbi Beogradin, në funksion të detyrimit për realizimin e marrëveshjeve të arritura dhe normalizimit të marrëdhënieve, në të mirë të të dy popujve. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›