E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Sekui partite politike te zbatojne rekomandimet e raportit te OSBE-ODIHR

Tre dite pas publikimit te Raportit te OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet vendore te 8 Majit ambasadori i Delegacionit te BE Etore Sekui tha sot se forcat politike kane detyrimin per te zbatuar rekomandimet e ketij Raporti.

Deklaraten e tij ambasadori i Delegacionit te BE e beri sot ne Qendren Europiane te Informit ne qytetin e Shkodres.

Te dyja palet dhe mund te themi qe te gjithe po thone qe raportimet e  OSBE-ODIHR jane te rendesishme dhe se rekomandimet duhen zbatuar. Ka nje marreveshje tha ambasadori Sekui qe rekomandimet e OSBE-ODIHR duhen zbatuar dhe mendoj se eshte shume e rendesishme qe kjo marreveshje te zbatohet. Raporti eshte publikuar dhe Komisioni Europian do te marre ne konsiderate ne menyre te qarte rekomandimet e OSBE-ODIHR persa i perket hartimit te Raportit te Progresit i cili do ti dorezohet Ministrise se Jashtme me 12 tetor.

Duke patur parasysh vleresimet e bera nga dy forcat kryesore politike menjehere pas publikimit te Raportit te OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet e 8 Majit ambasadori i Delegacionit te BE ne Shqiperi Etore Sekui u kujtoi forcave politike qe te presin vleresimet e Raportit te Progresit Raport i cili do te publikohet ne muajin tetor dhe do te vleresoje zbatimin e detyrave qe i jane lene Shqiperise ne rrugen e saj drejt Europes.

Mendoj qe duhet te presim per Raportin e Progresit ne menyre qe te japim nje vleresim koherent. Me qellim qe Shqiperia te ece drejt Europes nje numer ceshtjesh qe jane te rendesishme duhen marre parasysh. Ne rradhe te pare duhet konsideruar ceshtja e integrimit europian si ceshtje e interesit dhe prioritet kombetar. Ajo cfare kerkohet eshte se duhet nje angazhim i plote dhe i forte nga forcat politike shqiptare per zbatimin e te gjithe prioriteteve qe Komisioni Europian ka percaktuar per Shqiperine kjo ne menyre qe ajo te ece perpara. Dhe sic e kam perseritur edhe me pare dhe qe dua ta perseris edhe tani eshte e domosdoshme qe te rifilloje dialogu politik ne Shqiperi.

Ambasadori i Delegacionit te BE ne Shqiperi Etore Sekui morri sot pjese ne hapjen e nje ekzspozite te te rinjve nga Shkodra dhe Vlora te titulluar Zemra ime rreh per Europen ekspozite kjo nga ku pritet te dale nje propozim per posterin e Dites se Europes 2012.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›