E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac, flakët e zjarrit rrezikojnë 40 shtëpi

LAÇ- Disa vatra zjarri jane aktivizuar mesditen e sotme në periferi të qytetit të Lacit pranë uzinës së superfosfatit.

Zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, ndërsa është përhapur me shpejtësi nga era e forte.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët luftuan për disa minuta derisa u bë i mundur izolimi i vatrave të zjarrit.

Zjarri i ditës së sotme në Lac ka rrezikuar seriozisht rreth 40 banesa aty pranë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›