E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Itali me 4 të vdekur, pranga shqiptarit

TORINO- I janë vënë prangat 35 vjecarit shqiptar të akuzuar si shkaktar i aksidentit automobislistik i cili shkaktoi vdekjen e 4 të rinjve francezë.

Aksidenti tragjik, i cili tronditi mbarë Italinë të shtunën e kaluar, ndodhi në autostradën A26, Voltri-Sempione. Sipas policisë Ilir Beti, në gjëndje të dehur, ka lëvizur mjetin, tip Suv, në drejtim të kundërt duke u përplasur përballë me makinën ku udhëtonin drejt Sllovenisë, 4 të rinjtë francezë.

Deri dje Ilir Beti, sipërmarrës dhe banues në Alesandria të Italisë, hetohej në gjëndje të lirë për vrasje me dashje, plagosje të rëndë dhe drejtim të mjetit në gjëndje të dehur. Kuestura e Alesandrisë konfirmoi se arrestimi i tij u krye sot paradite në orën 11:00. Hetimi i tij në gjëndje të lirë kishte ngjallur indinjimin e familjarëve të viktimave.

Sipas të dhënave të para Ilir Beti pritet të akuzohet për vrasje të vullnetshme edhe pse për momentin nuk ka ende konfirmim, bëjnë të ditur mediat italiane.
Po sot trupat e 4 viktimave janë nisur drejt jugut të Francës ku do të zhvillohet ceremonia mortore e Julien Raymond, Vincent Lorin, 27 vjec, Audrey Reynard, 24 anni dhe Elsa Desliens, 22 vjece.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›