Ekonomia shqiptare ne kerkese akute per kreditim dhe likuiditet

Bankat ne Shqiperi njoftuan se ka filluar nje rritje e kreditimit per ekonomine ne gjysmen e pare te vitit. Por studiuesit mendojne qe pavaresisht nga trendi ne rritje ky shtim i kreditimit eshte i paperfillshem per nevojat e medha qe ka ekonomia. Analistet besojne se ne marredheniet mes bankave dhe bizneseve duhet te kete nje bashkepunim me te ngushte.
Bankat e Shqiperise bene te ditur se ne gjysmen e pare te vitit eshte rritur kreditimi per ekonomine por nderkohe u rrit edhe portofoli i kredive te keqia deri ne 17 per qind. Studiues te ekonomise shqiptare mendojne se kreditimi eshte rritur ne menyre te paperfillshme dhe se nevojat e ekonomise jane shume here me te medha. Drejtori i pergjithshem i organizates Biznes Albania Bardhi Sejdarasi thote se dikur kreditimet kane qene mbi 50 per qind por ne 2010 pati nje stepje te bankave ndersa ne gjysmen e pare te ketij viti ka perseri nje rritje te kreditimeve. Sipas tij kjo erdhi sepse kur bankat ulen kreditimin qytetaret shtuan depozitat e kursimeve ngjarje qe nxiti nje kreditim te ri te detyrueshem. Por niveli i kreditimeve - thote ai - eshte i pamjaftueshem edhe pse eshte ne rritje.
Ekonomia shqiptare ka nevoje per investime dhe kreditime te shumta. Ne cdo cast dhe ne cdo kohe sipermarrja shqiptare ka nevoje per kapitale. Ne kemi para por nuk kemi kapitale. Bizneset dhe individet kane nevoje ne cdo cast per tu kredituar. Ky kreditim ne vitin 1997 ishte nje anomali e madhe dhe dihet se cfare ndodhi me skemat piramidale. Tai ne kemi nje sistem te konsoliduar bankar dhe ky kreditim eshte e nevojshme te rritet me shume se sa eshte rritur deri me sot - tha ai.
Zoti Sejdarasi thote se bankat dhe bizneset duhet ta shohin kreditimin si nje marredhenie pune e bashkepunimi modern dhe jo si thjesht si burim parash. Ka ardhur koha qe te dy krahet edhe ata qe kane nevoje te kreditohen edhe ata qe kane mundesi te kreditojne duhet te gjejne nje gjuhe te perbashket mbi menyren se si te kreditohet ekonomia. Bankat duhet te nisin te studiojne ekonomine dhe te hartojne prioritetet e ekonomise shqiptare me qellim qe ti afrojne sipermarrjes dhe biznesit shqiptar hapesira per te investuar. Per shume vite ne Shqiperi eshte investuar pa ndonje strategji te caktuar dhe shpesh firmat kane dale edhe me humbje - tha ai.
Mendimi se kreditimi i bankave eshte ne nivele te pakonsiderueshme per ekonomine mbizoteron ne radhet e ekonomisteve shqiptare. Presidenti i organizates Albkonfindustria Gjergj Buxhuku thote se pasojat e krizes ekonomike boterore jane te prekshme ne ekonomine shqiptare dhe ajo vazhdon aktualisht ne shtetet me te zhvilluara. Sipas tij ekonomia shqiptare vuan nga mungesa e likuiditetit te parase.
Se pari keto para duhen menaxhuar me kujdes pra tu jepen atyre operatoreve ekonomike te cilet kane mundesi qe ta rikthejne kete para. Ajo nuk eshte para e bankave por eshte para e gjithe shqiptareve. Te perzgjidhen mire operatoret qe u jepet kjo para qe kjo te mos kthehet me vone ne nje kredi te keqe. E dyta kemi nevoje akute per rritjen e kreditimit aq me shume ne kushtet kur buxheti i shtetit per gjysmen e dyte te vitit 2011 i ka ulur ne menyre te thelle shpenzimet kapitale - tha ai.
Zoti Buxhuku thote se Shqiperia ka nivel jetese shume me te ulet se vendet e zhvilluara ne krize por po merr masa shtrenguese qe kriza te mos demtoje mbijetesen e saj me burime minimale. Ne keto kushte nuk ka shpresa per zhvillimin ekonomik domethenes. Kriza ekonomike ne vendet e zhvilluara me nivel te larte jetese eshte krize e uljes se mireqenies e te luksit. Ndersa kriza ne vende me ekonomi te vogel ne zhvillim si Shqiperia eshte krize e mbijetesees se qytetareve shqiptare. Ekonomia shqiptare i ka te gjitha mundesite dhe investimet e reja i kane te gjitha shanset per te qene te suksesshem me kusht qe parane e marre sot me kredi ta investojme si duhet pa korrupsion dhe me efektivitet te larte - tha ai.
Analistet besojne se ekonomia shqiptare duhet te mbeshtetet me fort nga bankat duke paraqitur plane biznesi ambicioze sepse zhvillim me risk zero nuk ka. Ata pohojne qe nese ekonomia shqiptare tkurret sot atehere vendi do te qendroje i mbledhur brenda varferise se vet prandaj me mire eshte qe te rrezikoje me investime sot qe te siguroje nje rritje ekonomike neser.