Riker Kufijte e rajonit jane te vendosur nuk do te ndryshojne

Zyrtari i larte amerikan Philip Reeker tha sot ne Prishtine se kufijte e rajonit jane te vendosur dhe nuk do te kete ndryshim te tyre. Ai i beri keto komente gjate vizites se tij te pare ne Prishtine ne cilesine e zevendes ndihmes sekretarit te shtetit. Ne oret e paradites ai u takua me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci dhe bashkepunetoret e tij te cileve sic tha u ka shprehur mbeshtetjen e qeverise amerikane per vendosjen e sundimit te ligjit ne tere Kosoven.
Kosova eshte shtet i pavarur e sovran dhe ka te drejte te shtrije autoritetin e saj ne tere vendin. Kufijte jane te vendosur dhe nuk do te kete ndryshim te tyre tha zoti Reeker duke nenvizuar se sundimi i ligjit eshte me rendesi thelbesore ne Kosove.
Teresia tokesore dhe sovraniteti i Kosoves eshte i qarte dhe ajo qe duhet te shohim eshte menjanimi i paligjshmerise nga veriu apo nga cilado pjese e Kosoves dhe e rajonit dhe perqendrimin ne vendosjen e sundimit te ligjit dhe institucioneve qeveritare qe mund te ndihmojne njerezit per te jetuar nje jete me te perparuar dhe te sigurt qe u takon si qytetare te ketij vendi. Tash tha zoti Reeker eshte koha e perqendrimit ne vendosjen e rendit dhe ligjit ne veri si dhe zbatimin e planit te krye negociatorit Martti Ahtisarit ne baze te te cilit edhe eshte shpallur pavaresia e Kosoves.
Zoti Reeker i cili me vone gjate dites pritet te qendroje edhe ne Gracanice afer Prishtines nje komune me shumice serbe u shpreh i kenaqur me rivendosjen e qetesise ne veri nepermjet marreveshjes se KFOR-it me qeverine e Kosoves dhe Serbise per tejkalimin e situates atje dhe tash sipas tij duhet hedhur hapat tjere perpara.
Zoti Robert Cooper nga Bashkimi Evropian e ka bere po ashtu te qarte sikunder e kemi bere edhe ne se nuk mund te kete kthim ne status quo por tash duhet te shohim kthimin tek bisedimet qe pritet te rifillojne ne shtator tha zoti Reeker.
Ne mesin e muajit korrik bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian u nderprene per shkak te mosnjohjes se vulave doganore te Kosoves nga ana e Serbise. Disa dite me pas Kosova vendosi qe te ndaloje importet tregtare nga Serbia duke ju kundervene nje mase qe Serbia e kishte vendosur kundruall Kosoves ne vjeshten e vitit 2008. Me 25 korrik qeveria e Kosoves filloi nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe ne funksion te zbatimit te vendimit per ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej ne ate pjese te Kosoves.
Operacioni nxiti reagime te ashpra te banoreve serb te cilet ngriten barrikada ne rruget kryesore. Nje pjesetar i policise u vra gjate nje sulmi mbi policine ne afersi te Zubin Potokut nje komune me shumice serbe ne veri. Dhuna beri qe kontrollin ne vendkalimet kufitare ne veri ta marrin persiper forcat e NATO-s te cilat i shpallen ato vendkalime si zona te kufizuara ushtarake. Kjo situate pritet te zgjase deri nga mesi i muajit shtator.