E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, flakët shkrumbojnë qindra rrënjë ullinj

ELBASAN- Një tjetër vatër zjarri është raportuar në kurorën e gjelbër të qytetit të Elbasanit. Vatra e zjarrit u shfaq mesditen e sotme në zonën e njohur si N.SH.U, ku si pasoje e flakëve janë shkrumbuar qindra rrënjë ullinj. Megjithëse shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë pa vonesë dëmet e shkaktuara nga zjarri kanë qenë të pashmangshme. Gjatë muajit gusht në kurorën e gjelbër e qytetit të Elbasanit janë shfaqur të paktën katër herë vatra të fuqishme zjarri të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha pasi flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe me ullishte.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›