E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Sequi, letër ngushëllimi‏ babait të Kapitenit Vogli

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi mori pjesë sot në ceremoninë mortore të organizuar për nder të Kapitenit Feti Vogli.

Gjatë ceremonisë Ambasadori Sequi i dorëzoi babait të Kapitenit Vogli një letër ku shprehte ngushëllimet e tij për familjarët dhe respektin për ushtarakun e rënë në detyrë.

I prekur personalisht nga humbja e kapitenit shqiptar edhe për arsyen e veçantë se ka qenë Ambasador i BE në Afganistan, Sequi nënvizon në letër se gjatë gjashtë viteve të misionit të vet në këtë vend është takuar disa herë me ushtarakë shqiptarë duke vlerësuar punën e komandove shqiptarë.

"Aty i kam admiruar ata për guximin e jashtëzakonshëm, përkushtimin ndaj detyrës, karakterin, profesionalizmin, humanizmin dhe shërbimin ndaj atdheut të tyre. E kam parë personalisht angazhimin e tyre dhe kam çmuar vlerat njerëzore dhe ato etike. Feti Vogli do të kujtohet gjithnjë në këtë mënyrë",- shkruan Ambasadori Sequi në letrën e tij.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›