PS tryezë për sportin, Rama: Ta bëjmë pjesë të Rilindjes Shqiptare
TIRANE-Sot pasdite në orën 17.00 në Hotel Tirana nisi tryeza e Grupit të Punës për Sportin, në vazhdim të tryezave për Programin e Ri të PS “Për një Rilindje Shqiptare”.
Fjalën e hapjes e mori Fidel Ylli që prezantoi programin e PS mbi sportin.
Sipas Yllit, sporti duhet parë si faktor shëndeti. “Ne nuk e shohim në këtë prizëm sportin. Në rast se merremi sa më shpesh me sport do të kishim më pak sëmundje. Marrja me sport duhet të fillojë që të vegjël dhe jo më vonë”.
Fidel Ylli theksoi gjithashtu dhe dhunën në futboll. “Ky është një turp i madh. Polici rreh arbitrin, futbollistët policinë. Programi ynë nuk e lejon më këtë”.
Më tej, Fidel Ylli gjithashtu shtroi idenë e ngritjes së një komisioni anti-dopingu. “Drogërat janë të palejueshme dhe nuk në sportet tona nuk i monitoron kush ato”.
PS parashikon që sporti të shërbejë edhe për rritjen e numrit të turistëve. Sipas Yllit, në pikat turistike që shumicën e kohës janë të mbuluara me borë duhet të ngrihen resorte për ski që do të tërheqin të interesuar nga mbarë bota.
Në tryezë merrnin pjesë shumë figura të shquara nga sportet shqiptare, por sic theksoi kryesocialisti Edi Rama, mungonin femrat.
“Ta korigjojmë tyrezën e ardhshme”, theksoi Rama.
Kreu i PS Edi Rama në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se sportet duhet të bëhen pjesë e Rilindjes Shqiptare.
“Në rast se sporti është kulturë demokratike, nuk ka mundësi që një vend demokratik përcillet imazhi më i marrë që i vjen para syve, të ketë dhunën e përjavshme në stadiume. Në rast se sporti është kulturë qytetare nuk ka mundësi që imazhi i parë që vjen në mënd kur mbyll sytë është sesi përjetojmë realitetin, është mungesa e qytetarisë dhe duke parë sportin si kulturë padyshim ka një mijë e një arsye për t’u dorëzuar përpara këtij realiteti. Për të thënë që është e pamundnur që ta lindim sportin shqiptar, ta bëjmë pjesë të Rilindjes Shqiptare. Por, nga ana tjetër sporti është dhe një instrument, dhe ndoshta një nga instrumentat më efikasë për ta zhvilluar këtë rilindje shqiptare që është dhe emri që ne i kemi vënë viziont tonë. është një instrument tonë për të afruar njerëzit duke stimuluar zhvillimin individual, komunitet e kombëtar”.
(d.b/BalkanWeb)