Marrëveshja në Bruksel, Berisha: Serbia e pranoi de facto se Kosova e Pavarur
TIRANE-Kryeministri Berisha vlerësoi sot pasdite marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke e cilësuar si një akt të një rëndësie të veçantë, që bën të mundur përfaqësimin e Kosovës në procesin e integrimit rajonal dhe Europian si shtet dhe vend i pavarur.
“Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë- Serbi, por edhe për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin rajonal.
Vërtet marrëveshja parashikon përdorimin e një fusnote si një kompromis ndërmjet palëve, por pranimi i saj nga pala serbe është pranimi de facto dhe de juro i Kosovës si shtet dhe vend i pavarur”.
Sipas Berishës, Rezoluta 1244 e OKB është një letër e vdekur që nuk kthehet më.
“E vërteta e pakundërshtueshme është se pas 17 shkurtit të vitit 2008, domethënë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga SHBA, Franca, Britania, Gjermania, Italia, Japonia dhe mbi 90% e vendeve të lira të botës dhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Rezoluta 1244 e OKB-së është thjesht një replikë në arkivën e një kohe që nuk kthehet kurrë më, një letër e vdekur që nuk i besojnë as ata që e citojnë”.
(d.b/BalkanWeb)